Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është rreziku më i madh për fëmijët

GD
Gazeta Demos22 janar 2026 në 17:39
IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është rreziku më i madh për fëmijët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka rikujtuar se vaksinimi mbetet një nga masat më të suksesshme të shëndetit publik në Kosovë, duke parandaluar dhe eliminuar shumë sëmundje të rrezikshme që dikur shkaktonin sëmundshmëri dhe vdekje të lartë tek fëmijët.

Sipas IKSHPK-së, falë vaksinimit të rregullt sipas Kalendarit të vaksinimit, sot në Kosovë janë eliminuar sëmundje si paraliza e fëmijëve (poliomieliti), ndërsa difteria dhe tetanusi janë bërë shumë të rralla. Po ashtu, është parandaluar rubella e lindur, e cila më parë shkaktonte verbëri dhe dëmtime të rënda te të porsalindurit.

Megjithatë, vitet e fundit janë përhapur informacione të pasakta lidhur me pretendimet se vaksina MMR shkakton autizëm.

IKSHPK thekson se këto pretendime nuk janë të vërteta dhe nuk mbështeten nga asnjë provë shkencore.

“Shkenca ka vërtetuar qartë se vaksina MMR nuk lidhet me autizmin. Këtë e konfirmojnë Organizata Botërore e Shëndetësisë, Qendra Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC), Agjencia Evropiane e Barnave, si dhe studime të shumta ndërkombëtare që kanë përfshirë miliona fëmijë”, thuhet në njoftim.

IKSHPK rikujton se profesionistët shëndetësor janë burimi kryesor i informatave për prindërit për t’u informuar çdo herë për vaksinimin dhe rëndësinë e tij në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

IKSHPK

Më shumë nga Lajme

  • 17:41Abdixhiku pas mbledhjes: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita
  • 16:51Hiri i Etnës mban të mbyllur aeroportin e Katanias deri të premten
  • 16:39Kadrijaj pyet Fitore Pacollin: Çka është kjo veshje në zyre të ministres, na duhet njerëz me integritet në shtet
  • 16:35Aktakuzë ndaj katër zyrtarëve për kontratë milionëshe të ndërtimit të urave
  • 16:33Rama: Ukraina e ka gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme