Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar familjen Metaj në Kamenicë, ku është pritur me ngrohtësi dhe respekt.
Në një postim, Ferati ka theksuar se kjo familje ka qenë gjithmonë përkrahëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se mbështetja e tyre është një motiv shtesë për të vazhduar rrugëtimin e përbashkët politik.
Postimi i tij:
Në Kamenicë, familja Metaj na priti me shumë ngrohtësi e respekt. Biseduam për rrugëtimin tonë të përbashkët dhe përkrahjen që kjo familje gjithmonë ia ka dhënë LDK-së.
Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme ✌🏻!
