Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, këtë mëngjes u takua me të rinjtë e Mbivades, ku bashkë ndanë ide, ambicie dhe vizion për të ardhmen.
Ferati tha se rinia tregoi energji dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, gjë që i shton edhe më shumë përgjegjësi për të qenë pranë tyre në proceset që do të ndërmarrin në të ardhmen.
“Me këtë mburrem unë dhe mburret i tërë Istogu”, u shpreh Ferati, duke falënderuar të rinjtë për mikpritjen dhe për kafen e mëngjesit të kaluar së bashku.
