Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, mbrëmë u mirëprit nga familja Avdylaj në Shushicë dhe familja Hysenaj në Dubravë.
Në këto takime, ai bashkë me banorët ndau ide, mbështetje dhe besim për rrugëtimin e përbashkët politik.

Ferati falënderoi përzemërsisht mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve, duke theksuar se ky bashkëpunim është forca që e mban të gjallë vizionin e tij për të ardhmen e komunës së Istogut.
Ai u shpreh se përkushtimi i tij dhe i ekipit të LDK-së do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve, ndërsa mesazhin e tij e përmbylli me moton: “Rrugëtimi ynë vazhdon” .