Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ilir Peci thotë se ndërrimi pushtetit në Zveçan nuk është bërë zyrtarisht

GD
Gazeta Demos8 dhjetor 2025 në 12:39
Ilir Peci thotë se ndërrimi pushtetit në Zveçan nuk është bërë zyrtarisht

Ish-kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka deklaruar se procesi i pranim-dorëzimit të detyrës nuk është realizuar ende, pavarësisht pretendimeve të kryetarit të ri, Dragisha Milovic, se gjithçka është kryer me sukses dhe në mënyrë korrekte.

Në një prononcim për Tëvë1, Peci ka mohuar kategorikisht se ka pasur takim apo nënshkrim të dokumenteve zyrtare.

“Për momentin nuk më kanë njoftuar në takim për ta bërë pranim-dorëzimin, kështu që unë jam duke pritur. Jam i gatshëm në çdo moment me shku në takim dhe me bë pranim-dorëzimin në mënyrën zyrtare. Zyrtarisht nuk ka nënshkrime. Sot as nuk jemi takuar me kryetarin dhe nuk kemi pasur zyrtarisht nënshkrim të pranim-dorëzimit. Nënshkrimet i kam të përgatitura, do të thotë se zyrtarisht nuk ka asgjë”, tha ai.

Ndryshe, të premten në komunat veriore të Kosovës Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq, Graçanicë dhe Zubin Potok u mbajtën seancat inauguruese dhe u betuan kryetarët e rinj dhe asamblistët, duke shënuar nisjen e mandateve të reja pas zgjedhjeve lokale.

Sa i përket Zveçanit, pranim-dorëzimi i detyrës për kryetarin e ri, Dragisha Milloviq nga Lista Serbe, ishte paraparë të mbahej këtë të hënë, pasi të premten, Milloviq kishte refuzuar të shkonte në zyrën e Ilir Pecit për ta pranuar zyrtarisht detyrën, duke shtyrë procesin formal të ndërrimit të pushtetit.

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është katolike me origjinë nga Shkodra
  • 23:34E enjtja sjell mot me diell e vranësira, ja sa do të jenë temperaturat
  • 23:33Kryesindikalisti: Defekti ndodhi rreth orës 19:30 gjendja e minatorëve stabile, po flasim me tela induktivë, një ka dalë
  • 23:27Tre minatorët që dolën nga thellësia e minierës janë në gjendje të mirë shëndetësore
  • 23:24Meliza Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje