Aktori i njohur Ilir Prapashtica ka ndarë publikisht përvojën e tij me diabetin, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e parandalimit dhe monitorimit të vazhdueshëm shëndetësor. Në një video sensibilizuese, ai thekson se menaxhimi i diabetit nuk kufizohet vetëm në kontrollin e sheqerit në gjak, por përfshin edhe vlerësimin e rregullt të mëlçisë, veshkave dhe yndyrnave në gjak.
“Diabeti nuk është vetëm sheqeri. Mëlçia, veshkat dhe yndyrnat në gjak janë një paketë që duhet monitoruar rregullisht,” shprehet Prapashtica, duke inkurajuar qytetarët të mos e neglizhojnë shëndetin e përgjithshëm.
Nga ana tjetër, specialistët e Avicenës theksojnë se diabeti, nëse nuk monitorohet në mënyrë të plotë, mund të shkaktojë dëme serioze në enët e gjakut, rritje të kolesterolit dhe triglicerideve, si dhe probleme kardiovaskulare, përfshirë infarktin e zemrës dhe goditjen në tru. Po ashtu, veshkat dhe mëlçia janë organe jetike që preken shpesh nga diabeti dhe terapitë afatgjata, ndaj kontrolli i tyre është thelbësor.
Avicena ofron pako të avancuara diagnostikuese për monitorimin e diabetit, përfshirë analiza të detajuara të sheqerit në gjak, yndyrnave, funksionit të mëlçisë dhe veshkave, duke garantuar kujdes profesional dhe teknologji bashkëkohore për diagnostikim të saktë.
