Kandidati për deputet, Dr. Arber Tolaj, ka publikuar mënyrën se si qytetarët mund të votojnë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai u ka bërë thirrje mbështetësve që në anën e majtë të fletëvotimit të votojnë me shenjën ✅️ për numrin 128 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa në anën e djathtë të votojnë kandidatët me numrat 1, 11 dhe 5.

“Si të votoni në zgjedhjet e datës 7 qershor? Në anën e majtë të formularit e votoni me ✅️ numrin 128 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kurse në anën e djathtë votoni me ✅️ numrat 1, 11 dhe 5”, ka shkruar Tolaj.