Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shprehur mirënjohje të thellë për këtë angazhim të pandërprerë dhe ka premtuar përkrahje të vazhdueshme për zjarrfikësit.

“370 intervenime vetëm për këtë vit janë dëshmi e përkushtimit dhe guximit të jashtëzakonshëm të zjarrfikësve tanë. Ata janë heronjtë e përditshëm që shpëtojnë jetë dhe mbrojnë pronën tonë. Lipjani duhet dhe do të kujdeset më shumë për ta. Në mandatin tim, do të sigurojmë që ata të kenë pajisjet, kushtet dhe mbështetjen që meritojnë,”, ka deklaruar Ahmeti.