Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Imri Ahmeti tund kokën teksa Lumir Abdixhiku akuzon bashkëpartiakët për nismën ndaj tij

GD
Gazeta Demos30 korrik 2026 në 19:22
Imri Ahmeti tund kokën teksa Lumir Abdixhiku akuzon bashkëpartiakët për nismën ndaj tij

Një video e publikuar nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së ka tërhequr vëmendjen, pasi kryetari i Degës së LDK-së në Lipjan, Imri Ahmeti, shihet duke tundur kokën gjatë fjalimit të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Në fjalën e tij para delegatëve, Abdixhiku kritikoi nismën për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, duke e cilësuar atë të gabuar dhe të panevojshme. Ai tha se për herë të parë në historinë e LDK-së, partia nuk është mbledhur për të zgjedhur, por për të rrëzuar kryetarin

“Këtë Kuvend nuk e kam thirrur, ky Kuvend është thirrur. Thirrja e Kuvendit nga delegatët tanë është një mekanizëm krejt demokratik. Më duhet të them me keqardhje të madhe, që këtë Kuvend as nuk e ndjej e as nuk e shoh si festë… sepse për herë të parë në historinë tonë 37-vjeçare nuk po mblidhemi për të zgjedhur, por po mblidhemi për të rrëzuar”, deklaroi Abdixhiku.

Ai u shpreh se iniciatorët e kësaj nisme kanë zgjedhur një moment të papërshtatshëm, duke theksuar se zgjedhjet e rregullta të partisë janë vetëm pak muaj larg.

“Iniciatorët kanë mundur të presin pak muaj nga sot, kjo karrige këtu mund të ishte e lirë për secilin që mendon se e meriton. Por, ja që kjo rrugë u zgjodh… Kjo nismë është e gabuar, e pavend, e pakohë”, tha ai.

Gjatë këtyre deklarimeve, në video shihet Imri Ahmeti duke tundur kokën, një moment që ka nxitur reagime dhe interpretime të ndryshme në opinion.

Më shumë nga Lajme

  • 15:09Deputetët e PDK-së dorëzojnë ankesë zyrtare, kërkohet sqarim për komunikatën e Kuvendit
  • 14:49Ish-ushtari i UÇK-së: Nikiç e kishte përmendur Llugiqin që e kërcënoi Haradinajn si bashkëpunëtor të Serbisë
  • 14:37Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari
  • 14:35Quni: LDK-ja përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë incidente
  • 14:11Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro - ndalohet për 48 orë