Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Incident në Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë- Dardane Sogojeva Shala denoncon Rilind Berishën për kanosje

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2026 në 12:01
Incident në Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë- Dardane Sogojeva Shala denoncon Rilind Berishën për kanosje

Seanca e Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës kishte përfunduar, por një incident i raportuar pas saj ka përfunduar në duart e Policisë. Dardane Sogojeva Shala ka denoncuar se është kanosur nga Rilind Berisha, ndërsa për të sqaruar çfarë kishte ndodhur, hetuesit kanë marrë në pyetje tre dëshmitarë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 30 tetor, pas përfundimit të seancës së Kuvendit Komunal, në Fushë Kosovë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, një ditë më vonë, më 31 tetor, rreth orës 16:00, Sogojeva Shala është paraqitur në Stacionin Policor të Fushë Kosovës, ku ka denoncuar Rilind Berishën për kanosje.

Tre persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa edhe Rilind Berisha është marrë në pyetje si i dyshuar, në praninë e avokatit të tij të autorizuar.

Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorinë, Berisha është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar nën dyshimin për veprën penale “Kanosja”.

Ende nuk janë bërë të ditura fjalët apo veprimet konkrete që kanë nxitur denoncimin, ndërsa nuk është sqaruar nëse incidenti kishte lidhje me diskutimet gjatë seancës së Kuvendit Komunal.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

komunalfushërilind

Të ngjashme

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit

22:25

Më shumë nga Lajme

  • 13:12Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV'së
  • 13:04Policia konfirmon rastin në Demiraj të Gjilanit: Një 27-vjeçar dhe një foshnje u gjetën pa jetë, vdekja e dyshimtë
  • 13:00“Arlindën e vrau kunati, unë e kam më lehtë se jam burri yt” – gruaja në Pejë denoncon kërcënimin tronditës të bashkëshortit, ai arrestohet
  • 12:27Raportohet se babai me të bijën tremuajshe janë gjetur të vdekur në Demiraj të Gjilanit, Policia po shkon në vendngjarje
  • 12:17Nis protesta kundër Qeverisë Kurti, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit