Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Incidenti në Magurë të Lipjanit, Shatrolli: Policia shton patrullimet

GD
Gazeta Demos28 qershor 2026 në 17:32
​Incidenti në Magurë të Lipjanit, Shatrolli: Policia shton patrullimet

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli, ka dhënë për Kosovapress detaje lidhur me përleshjen e ndodhur më 24 qershor në fshatin Magurë, rast për të cilin janë organizuar edhe protesta në përkrahje të veteranit dhe invalidit të luftës së UÇK-së, Bekim Meta.

Shatrolli thekosn se Policia e Kosovës ka shtuar praninë në zonën e Magurës për të parandaluar incidente të mundshme. Ndër të tjerash tha se nuk ka evidencë për konflikte të ngjashme të mëhershme mes personave të përfshirë.

“Ne zakonisht bëjmë patrullime të rregullta në të gjithë zonën në përgjithësi tonën, po veçanërisht në raste të tilla kudo që ndodhin, ne e shtojmë aktivitetet në atë pjesë, patrullimet, për të ngritur sigurinë që mos na përsëritet një gjë e tillë…Jo, Policia e Kosovës nuk ka asnjë informacion të ndonjë incidenti të natyrës së tillë mes këtyre personave që ka ndodhur më parë”, deklaroi Shatrolli.

Sa i përket familjes së komunitetit ashkali të përfshirë në rast, ai tha se, sipas informatave policore, ata aktualisht nuk jetojnë në Kosovë, ndërsa theksoi se Policia e Kosovës do të zbatojë çdo vendim që do të nxjerrin organet e drejtësisë dhe do të vazhdojë të garantojë sigurinë e qytetarëve.

“Të dëmtuarit e komunitetit ashkali, ata nuk jetojnë aktualisht, sipas informacioneve që i kemi, nuk jetojnë aktualisht në Kosovë. Mirëpo pas arrestit shtëpiak, mbetet vendim i gjykatës se çfarë vendime do të marrë. Pastaj, normalisht që vendimi i gjykatës do të zbatohet dhe Policia e Kosovës është këtu për me ofru siguri secilit qytetar dhe ne do të mundohemi me qenë më vigjilentë edhe më më aktivë në atë pjesë, në atë zonë. Mirëpo askush nuk mund të garantojë për dikënd se a mund të kthehet apo nuk të kthehet, nuk mund të kthehet, megjithëse sipas informacioneve që kam, ata kanë edhe pronat e tyre aty. Ajo mbetet në të ardhmen. Megjithatë, Policia e Kosovës prapë do t’i përgjigjet rasteve për të ofruar siguri, çfarëdo lloj natyre që qytetarët kanë nevojë”, tregoi Shatrolli.

Lidhur me reagimin policor, komandanti Shatrolli tha se Policia e Kosovës është njoftuar për rastin në mbrëmjen e 24 qershorit.

“Me datën 24 të muajit gjashtë, viti 2026 rreth orës 18:30, Stacioni Policor Lipjan ka pranuar një thirrje për një rrahje në progres dhe patrullat menjëherë janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes, ku në mënyrë më të shpejtë janë munduar, kanë arritur në vendin e ngjarjes në fshatin Magure. Aty kanë hasur në një grumbull të madh të njerëzve, mirëpo në momentin që kanë arritur patrullat, rrahja veç ka qenë e ndërprerë. Dhe, ndërkohë gjatë punëve operative dhe hetimore, kanë kuptuar se janë përfshirë në rrahje dy komunitete: komuniteti ashkali dhe shqiptar”, tha Shatrolli.

Ai konfirmoi se pas zhvillimit të hetimeve, 10 persona janë ndaluar dhe janë paraqitur para Gjykatës Themelore.

“Kanë qenë 10 persona të ndaluar, të cilët janë sjellë para gjykatës dhe është mbajtur seanca lidhur me rastin në fjalë. Dhe, si përfundim, gjykata ka vendosur që të gjithë të ndaluarit të shkojnë në arrest shtëpiak, të cilët do të vazhdojnë të qëndrojnë në arrest shtëpiak. Të dy grupet”, tregoi ai.

Shatrolli foli edhe për protestën e mbajtur para Gjykatës së Lipjanit, duke theksuar se nuk është regjistruar asnjë incident dhe se policia kishte marrë masa shtesë për garantimin e sigurisë.

Pesë ditë më parë në fshatin Magure të Lipjanit një grup personash të komunitetit ashkali, kanë sulmuar Skender Shahinin para shtëpisë së tij si dhe veteranin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta.

Gjykata në Lipjan vendosi masë të arrestit shtëpiak për veteranin dhe invalidin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta dhe për Skendër Shahinin, palë të përfshira në incident

Më shumë nga Lajme

  • 19:40Fluks në kufi: Deri në 1 orë pritje te Dheu i Bardhë
  • 19:31Haliti: Bekim Berisha nuk është vlerësu sa duhet gjatë Iuftës
  • 19:29​Trafikim armësh nga Kosova në Shqipëri/ Arrestohen dy persona
  • 19:28Pesë të plagosur nga të shtënat me armë në një universitet në ShBA, një në gjendje kritike
  • 19:08Morina: Nuk duhet asnjëherë t’i neglizhojmë kërcënimet e Vuçiqit