Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Incidenti në një lokal në Klinë ku u përdor edhe arma, IPK: Rekomanduam suspendimin e 3 policëve

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2025 në 11:12
Incidenti në një lokal në Klinë ku u përdor edhe arma, IPK: Rekomanduam suspendimin e 3 policëve

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar përmes një komunikatë për media se i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë.

IPK ka treguar se bëhet fjalë për një incident të ndodhur në një fshat të Komunës së Klinës.

“Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së kurse incidenti raportohet të ketë ndodhur dje në një lokal në fshatin Rigjevë të Komunës së Klinës.”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet e deritanishme të IPK-së dyshohet, se dy zyrtarët policorë kanë shtënë me armë që dyshohet të mos jetë armë zyrtare (në bazë të provave të gjetura në vendngjarje) dhe të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale “Përdorim i armës”.

“Lidhur me rastin e njëjtë hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin edhe të një rreshteri policor të Stacionit Policor të Klinës pasi që i njëjti në cilësinë e pronarit të lokalit me veprimet e tij ka penguar hetimin zyrtar të IPK-së, duke ndikuar në zhvillimin e procedurave dhe mbledhjen e provave në vendin e ngjarjes dhe me këtë rast i njëjti është i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas veprës penale”.”, thuhet në komunikatë.

Hetuesit e IPK-së kanë njoftuar se në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast./

IPK

Më shumë nga Lajme

  • 11:57Oda e Mjekëve reagon pas sulmit të para 5 ditëve ndaj mjekut në Pozheran
  • 11:52Dëmtime dhe vjedhje në dy trafostacione në Volljakë të Klinës
  • 11:50Rizvanolli: Përgjatë 3 viteve, KEK do të eksportojë deri në 73.2 milionë Euro thëngjill në Maqedoni të Veriut
  • 11:49Shqetësuese shifrat e Prokurorisë, 64 aktakuza ndaj 82 personave brenda 24 orëve
  • 11:49Greqi: Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në ishullin Sifnos