Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Incidenti në Skenderaj, Kurti: Ka pamje dhe dëshmitarë, ta shohim çfarë dënimi do të marrin ata që përgjakin zëvendësministra

GD
Gazeta Demos15 maj 2026 në 13:42
Incidenti në Skenderaj, Kurti: Ka pamje dhe dëshmitarë, ta shohim çfarë dënimi do të marrin ata që përgjakin zëvendësministra

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për incidentin në mes të kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani.

Pas këtij incidenti, mbrëmë në Skenderaj pati prani të Njësisë Speciale. Kurti nuk tregoi se pse Njësia Speciale mbrëmë ishte prezente në Skenderaj, por tha se reagimi i Policisë dhe Prokurorisë, për rastin ka qenë i vonuar.

“Në Republikën e Kosovës, nuk mund të ketë asnjë individ dhe asnjë grup që sfidon suksesshëm shtetin e shteti është tërësia e ligjeve. Ligji i drejtë i Republikës na bën bashkë si shoqëri, sepse na barazon para tij, e jo si dikur që na ndante në të pambrojtur e të paprekshëm. Në lokalin në Skenderaj në të cilin është rrahur e përgjakur zëvendësministri Mehani, ka kamera dhe ka shumë dëshmitarë.

Me që mora vesh, dy persona janë arrestuar. Për përshtypjen time reagimi edhe i Policisë dhe i Prokurorisë, ka qenë i vonuar. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur më pastaj në orët pas mestanës por e di që reagimi është dashur të jetë shumë më i shpejtë. Ju e dini që aktivistët e VV-së për statuse në facebook janë dënuar me nja një vit e gjysmë burg, ta shohim tash prokuroria për ata që marrin gotë dhe përgjakin zëvendësministra, çfarë ndëshkimi do të kërkojë dhe çfarë dënimi do të japë gjyqësori”, tha Kurti ndër të tjera.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 08:19Wesley Clark: Shqiptarët kishin të drejtë të rebeloheshin, kur e thashë në Hagë, ata më ndërprenë
  • 08:13“JO NË EMRIN TIM” vazhdon protestën sonte, dita e 17-të kundër aktgjykimit të Speciales
  • 08:11Adrian Hila në Polici: Kamerat i vendosa qysh në vitin 2023, për arsyeje sigurie
  • 07:59Djali i Hashim Thaçit, Endriti falenderon qytetarët për përkrahje në protestë: Pafajësi dhe liri
  • 07:57Parashikimi i motit për sot, mëngjesi i ftohtë