“Kur i jepet fjala Ramë Lahajt, një njeriu që ka përçuar një narrativë që përputhet me atë të Serbisë kundër eksponentëve të UÇK-së, duke kontribuar që urina (shurra) serbe me ardhë në pushtet, çka mbetet nga ajo protestë?!”, ka thënë Zafir Berisha referuar një deklarate të Ramë Lahajt më 2020.
Në postimin e tij, Berisha ka rikthyer një pjesë të deklaratës së atëhershme të Lahajt, ku ky i fundit kishte shkruar për mundësinë që vendin ta drejtonin Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, duke kritikuar njëkohësisht udhëheqësit e pasluftës.
“A do të na drejtojnë Albini e Vjosa apo çobanët e injorantët që u bënë pushtues të pasluftës”, citohet të ketë shkruar Lahaj.

