Inspektorati i Punës ka bërë të ditur se ka ndaluar punimet në një shtëpi private në Mitrovicë, për shkak se ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave të sigurisë.

“Për shkak të parregullsive të evidentuara, inspektorët kanë marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e tyre dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë