Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 10:07
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë masa ndaj disa objekteve ndërtimore në Prishtinë, Mitrovicë dhe Pejë, pas konstatimit të shkeljeve që rrezikonin sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Gjatë inspektimeve të zhvilluara në gjashtë objekte ndërtimore, përkatësisht në tri objekte në Prishtinë, dy në Mitrovicë dhe një në Pejë, inspektorët kanë evidentuar parregullsi dhe mungesë të masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

Si rezultat i këtyre gjetjeve, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto objekte, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës thekson se mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe respektimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Njëkohësisht, Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat dhe standardet e përcaktuara për sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

punësinspektoratiqendror

Të ngjashme

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë

10:48

Më shumë nga Lajme

  • 22:57Tiranë: Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, vihet në pranga autori
  • 22:54Kosova U21 zhvillon stërvitjen e parë në San Marino
  • 22:50Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë
  • 22:46Sami Lushtaku: Ka shumë ministra e deputetë të VV-së qe iu kanë gëzu dënimit të tyre
  • 22:40Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty