Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Instituti Albanologjik nesër mbledhje komemorative për akademik Rexhep Qosjen

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 14:30
Instituti Albanologjik nesër mbledhje komemorative për akademik Rexhep Qosjen

Pas ndarjes nga jeta të akademikut dhe shkrimtarit, Rexhep Qosja, Instituti Albanologjik do të mbajë mbledhje komemorative.

Në nderim të veprës së tij letrare dhe shkencore, ky institut ka njoftuar se mbledhja komemorative do të mbahet nesër nga ora 12:00, në Prishtinë.

“Ikona e mendimit dhe shkrimit shqip nuk është më mes nesh. Sot ka ndërruar jetë akademiku i madh, profesori ynë i nderuar, udhëzuesi dhe mendimtari i jashtëzakonshëm, Rexhep Qosja. Rexhep Qosja ishte një punonjës i papërsëritshëm i Institutit Albanologjik dhe ne, punonjësit e tashëm të tij, jemi krenarë që e patëm mes nesh. Ai ishte mësuesi ynë, bashkëpunëtori dhe miku që nderohej dhe respektohej në secilin hap të ecejakeve të tij shkencore dhe intelektuale. Do të na mungojnë këshillat e tij të vyeshme dhe udhëzimet akademike!”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Ndryshe, Rexhep Qosja ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981.

Rexhep Qosja

Më shumë nga Lajme

  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë
  • 22:38Limaj kërkon nga Qeveria hapa konkretë: Të bëhen ndryshimet në Ligjin për Specialen
  • 22:24Kraki: Aktgjykimi i Kushtetueses është absurd, nuk mund të caktohet 6 tetori për presidentin
  • 22:23“Ti e ke gëzu shtëpinë tonë, e ke zdritë ftyrën e familjes” – Rrëfimi emocionues i ushtarit të UÇK-së
  • 22:17Demaku i përgjigjet Haxhiut: As PDK-ja nuk do koalicion me LVV-në, por Ligji për Specialen duhet të procedohet