Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Instituti Hidrometeorologjik del me parlajmërim për ditët në vijim

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2026 në 16:05
Instituti Hidrometeorologjik del me parlajmërim për ditët në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar erëra të forta dhe ndryshime të kushteve atmosferike gjatë ditëve në vijim, duke veçuar të enjten si ditën më të paqëndrueshme të javës.

Sipas përditësimit të fundit të parashikimit të motit për periudhën 18–20 nëntor, temperaturat do të mbeten relativisht të larta për këtë periudhë të vitit, por rënia e presionit atmosferik pritet të sjellë erëra të fuqishme dhe reshje të herëpashershme.

E enjtja, 19 nëntor, pritet të jetë dita më problematike, me erëra nga jugu dhe jugperëndimi që mund të arrijnë shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, ndërsa shpërthimet e erës mund të jenë edhe më të fuqishme.

“E enjtja është dita më e paqëndrueshme e javës dhe ajo që kërkon vëmendjen më të madhe. Temperaturat arrijnë kulmin e ngrohtësisë, rreth 15-18 °C, vlera të larta për mesin e nëntorit. Presioni zbret në nivelin më të ulët, rreth 999 hPa. Elementi kryesor është era. Pritet erë e fortë nga jugu dhe jugperëndimi, me shpejtësi të vlerësuara 30-45 km/h dhe me rrebeshe të mundshme edhe më të forta. Ajo do të jetë më e ndjeshme nga mesdita deri në mbrëmje. Gjatë ditës priten edhe reshje të lehta me ndërprerje, rreth 1 mm për çdo tre orë, ndërsa nga fundi i ditës kalon një front atmosferik që ndryshon drejtimin e erës”, thuhet në njoftim.

Të mërkurën, më 18 nëntor, temperaturat do të lëvizin nga 9 gradë Celsius në mëngjes deri në 16 gradë gjatë ditës. Vranësirat do të shtohen gradualisht, ndërsa nuk përjashtohen reshje shumë të lehta shiu. Era do të jetë e dobët deri mesatare, me tendencë forcimi gjatë mbrëmjes.

Temperaturat gjatë kësaj dite do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius, ndërsa erërat më të forta priten nga mesdita deri në mbrëmje.

institutihidrometeorologjikvijim

Më shumë nga Lajme

  • 15:56Pamjet dramatike nga grabitja në argjendarinë në Gjakovë: Hajnat futen në lokal me kallashnikov, policia i arreston pas një dite
  • 15:50Qeveria e Kosovës reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale
  • 15:30“VALOR SHIELD 2026”, forcat speciale të FSK-së dhe partnerët ndërkombëtarë zhvillojnë ushtrime të përbashkëta
  • 15:27Klestor Veseli kërkon reagim institucional pas vendimit të Hagës
  • 15:19Raportohet se Gjykata në Beograd ka lëshuar urdhërarrest për Milan Radoiçiqin