Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron shi, rrufe e mundësi stuhish këtë fundjavë

GD
Gazeta Demos29 gusht 2025 në 20:21
Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron shi, rrufe e mundësi stuhish këtë fundjavë

Gjatë fundjavës, moti në Kosovë pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime dielli dhe vranësira të dendura, si dhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht të shtunën.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në disa zona të kufizuara mund të ndodhin edhe stuhi të shkurtra me breshër.

Temperaturat do të luhaten ndërmjet ditëve, ndërsa era do të jetë më e fuqishme në disa zona.

Parashikimi i motit për fundjavë:

Të shtunën moti pritet të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell. Në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të dendësohen dhe priten reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Në zona të kufizuara nuk përjashtohet mundësia për stuhi të shkurtra me breshër. Erërat do të jenë më të fuqishme në disa zona. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17°C, ndërsa ato maksimale parashihen të jenë 27-30°C.

Të dielën pritet mot me diell dhe pjesërisht i vranët, me mundësi të vogla për riga lokale shiu në disa zona të kufizuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë 22-26°C. Era do të fryjë nga perëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

Më shumë nga Lajme

  • 15:47Përparim Rama del nga Prokuroria Speciale pas gati dy orësh intervistim
  • 15:46Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba
  • 15:45FSK dhe ushtria shqiptare zhvillojnë trajnim trejavor në kërkim-shpëtimin malor
  • 15:35“Jetoni ka armë, ndihem shumë e rrezikuar” – Arlinda Zekaj paralajmëroi Policinë muaj para se të vritej, askush nuk e verifikoi armën që u gjet pas tragjedisë
  • 15:21Edhe PDK kërkon dorëheqjen e dy ministrave: Arlindën nuk e kthejmë, por dështimet s'mund të kalojnë