‘‘Kur punojmë së bashku, asnjë minë nuk lihet pas’’. Kështu ka shkruar NATO në një postim të bërë në Facebook, për një stërvitje në të cilën kanë marrë pjesë edhe inxhinierët ushtarakë nga Shqipëria.
NATO ka theksuar se pjesë e kësaj stërvitje kanë qenë edhe inxhinierët ushtarakë nga Mbretëria e Bashkuar , Kanadaja , Franca , Italia dhe Spanja.
Siç bëhet e ditur në njoftim, stërvitja ka qenë për ndërtimin e pengesave dhe pastrimin e minave.