Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IPK arreston një zyrtar policor, u rrah me kolegun e tij

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 21:58
IPK arreston një zyrtar policor, u rrah me kolegun e tij

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate e ka konfirmuar arrestimin e zyrtarit policor, pas dyshimeve se e kishte sulmuar fizikisht një zyrtar tjetër policor.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot pasdite për një incident brenda hapësirave të Stacionit Policor “Jugu” në Prishtinë. Hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në lidhje me këtë incident ku dyshohet se një zyrtar policor ka sulmuar fizikisht kolegun e tij gjatë orarit të punës. Pas ndërmarrjes së veprimeve fillestare hetimore, është arrestuar një zyrtar policor i cili shërben në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë. Arrestimi i tij është bërë më dyshimin se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale “Sulm” kurse të njëjtit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”, ka njoftuar IPK.

Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e këtij zyrtari policor.

“Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti. Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar të trajtojë me seriozitet të lartë çdo veprim të kundërligjshëm të zyrtarëve policorë me qëllim të fuqizimit të integritetit të Policisë së Kosovës.”, thuhet tutje në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 13:42Pamja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet nga votat në sondazhe: Mund të votojnë qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi
  • 13:39Pamje të frikshme nga Kroacia: Ikën me fëmijën 3-vjeçar mes flakëve, vetura fillon të digjet gjatë rrugës
  • 13:30“Linja e Jetës” proteston kundër raportimit të vetvrasjeve: Po cenohet privatësia e viktimave
  • 13:27LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një zyrtar thotë se s’do të marrin pjesë në takim
  • 13:25Zemaj: Qindra pacientë me kancer po blejnë vetë barnat, miliona euro u ndanë përmes tenderëve