Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IPK-ja rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Mitrovicë të Veriut

GD
Gazeta Demos18 gusht 2026 në 20:07
IPK-ja rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Mitrovicë të Veriut

Inspektorati Policor i Kosovës disa ditë më herët ka filluar sipas detyrës zyrtare një hetim paraprak me qëllim të verifikimit të pretendimeve dhe sqarimit të të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante që lidhen me rastin rreth veprimeve policore gjatë një operacioni policor të zhvilluar në Dren të Zubin-Potokut.

Hetimet e IPK-së kanë filluar bazuar në raportimet mediale dhe deklaratat publike të datës 11 gusht 2026 lidhur me pretendimet nga qytetari me inicialet N. R ndaj disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për tejkalim të autorizimeve policore.

Në kuadër të këtij hetimi, pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, IPK i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut me dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” .

Departamenti i Hetimeve në IPK do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë.

zyrtarëvepolicorësuspendimin

Më shumë nga Lajme

  • 22:12“Babën e mbaj mend si në mjegull – Me fukarallëk e me tana të zezat, gru e re, me 7 fëmijë, e hekurt”, Vllasaliu
  • 22:10Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil: Shokët tregojnë si nisi sherri
  • 22:09Sadiku: Qytetari do ta vlerësojë pozitën e LDK-së për të mos e lënë vendin në kaos
  • 22:07Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 22:07U dogj nga zjarri në një hotel në Vlorë, 25-vjeçarja dërgohet për trajtim në Turqi