Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IPK nis hetimet për incidentin në Prishtina Mall, suspendohet polici i dyshuar për keqtrajtim

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 10:11
IPK nis hetimet për incidentin në Prishtina Mall, suspendohet polici i dyshuar për keqtrajtim

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetim lidhur me një incident të raportuar të hënën pasdite në parkingun e qendrës tregtare Prishtina Mall, ku janë përfshirë një zyrtar policor jashtë detyrës, me gradën e kapitenit, dhe dy qytetarë, njëri prej tyre i mitur.

Sipas IPK-së, incidenti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkingun. Pas ngjarjes, personat e përfshirë janë shoqëruar në objektin policor për trajtimin e rastit.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare për të verifikuar rrethanat e incidentit.

Gjatë trajtimit të rastit, në IPK janë ngritur pretendime për tejkalim të autorizimeve policore nga një zyrtar tjetër policor. Njëri prej personave të përfshirë ka pretenduar se, pas shoqërimit në polici, është përdorur forcë ndaj tij nga një zyrtar policor në Stacionin Policor në Graçanicë.

Lidhur me këto pretendime, hetuesit e IPK-së janë në koordinim të vazhdueshëm me prokurorin kompetent dhe, nën drejtimin e tij, kanë ndërmarrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Zyrtari policor i dyshuar për keqtrajtim është suspenduar me rekomandim të IPK-së, ndërsa ndaj tij hetimet po zhvillohen nën dyshimin për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Ndërkohë, hetimet ndaj qytetarëve të përfshirë do të vazhdojnë nga Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin kompetent, për veprën penale të sulmit.

Sa i përket zyrtarit policor me gradën e kapitenit, veprimet hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së, nën dyshimin për veprën penale të kanosjes.

IPK ka bërë të ditur se hetimi është ende në fazën fillestare dhe se të gjitha veprimet po zhvillohen në koordinim me prokurorin kompetent, duke respektuar procedurat ligjore, të drejtat e palëve dhe parimin e prezumimit të pafajësisë.

policorhetimetprishtina

Të ngjashme

Vushtrrinë e Drenicën sot “i lëshoj çaji”, Prishtina e Llapi arrijnë fitore bindëse si mysafire

Vushtrrinë e Drenicën sot “i lëshoj çaji”, Prishtina e Llapi arrijnë fitore bindëse si mysafire

18:10
Vdes një i mitur në Rahovec, policia nis hetimet

Vdes një i mitur në Rahovec, policia nis hetimet

23:34

Më shumë nga Lajme

  • 19:53Kurti ndan pak kohë për arkeologji, viziton punimet në parkun e Ulpianës
  • 19:52“16 shtatori, datë historike”, Behrami: Mundet me ndërru gjithçka
  • 19:52Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës
  • 19:09Gërvalla për nderimet ndaj Mlladiqit: Kjo është tallje me Evropën
  • 19:07Gjini pas mbledhjes së Kryesisë: Jemi dakorduar të mos marrim pjesë në seancën e nesërme