Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IPK rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe togeri- Dyshohen për keqpërdorim të detyrës dhe incizim të paparalajmëruar

GD
Gazeta Demos16 prill 2026 në 13:49
IPK rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe togeri- Dyshohen për keqpërdorim të detyrës dhe incizim të paparalajmëruar

Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se në dy raste të ndara i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë. Njëri rast, njofton IPK është në Mitrovice ndërsa tjetri Gjilan, dhe se, njëri me gardën e Rreshterit ndërsa tjetri me gradën e Togerit.

Nga IPK shtohet se, rasti i parë raportohet të ketë ndodhur më 15.04.2026, në bazë të hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se një Zyrtar Policor me gradën Rreshterë, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ka kryer vepër penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa rasti i dytë, shton IPK, raportohet të ketë ndodhur më 16.04.2026 , ku në bazë të hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se Zyrtari Policor me gradën Toger, derisa ishte duke u intervistuar në ambientet e Inspektoratit Policor të Kosovës është hasur duke bërë incizimin e paparalajmëruar të hetuesve dhe procesit të intervistimit.

Komunikata:

IPK REKOMANDON SUSPENDIMIN E NJË RRESHTERI DHE NJË TOGERI

Hajvali, Prishtinë/, 16 prill 2026

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve në dy raste të ndara i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë, njëri në Mitrovice ndërsa tjetri Gjilan, njëri me gardën e Rreshterit ndërsa tjetri me gradën e Togerit.

Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur më 15.04.2026, në bazë të hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se një Zyrtar Policor me gradën Rreshterë, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ka kryer vepër penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj Rreshterit, është iniciuar rast penal “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Rasti i dytë raportohet të ketë ndodhur më 16.04.2026 , në bazë të hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se Zyrtari Policor me gradën Toger, derisa ishte duke u intervistuar në ambientet e Inspektoratit Policor të Kosovës është hasur duke bërë incizimin e paparalajmëruar të hetuesve dhe procesit të intervistimit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtine, ndaj Togerit, është iniciuar rast penal “Fotografimi dhe Incizimet tjera të paautorizuar” nga neni 202 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

IPK

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Endrit Thaçi publikon foton e Vedat Muriqit me mesazhin për çlirimtarët: Krejt Kosova UÇK!
  • 23:37Kurti pas fitores së Kosovës: Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”
  • 23:27Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim”, reagon djali i Jakup Krasniqit
  • 22:57Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin
  • 22:48Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump