Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IQMT intensifikon aksionin: Nga cigaret elektronike te kontrollet e rrepta në markete për duhanin

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 15:14
IQMT intensifikon aksionin: Nga cigaret elektronike te kontrollet e rrepta në markete për duhanin

10 inspektime dhe 2 urdhëresa për eliminimin e parregullsive në Gjakovë dhe Pejë. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka zgjeruar aksionin e inspektimeve për parandalimin e shitjes së produkteve të duhanit te të miturit dhe për luftimin e tregtimit të kundërligjshëm të tyre.

Përveç kontrolleve për shitjen e cigareve elektronike te të miturit, veçanërisht në afërsi të institucioneve arsimore, inspektimet tashmë përfshijnë edhe kontrollin e shitjes së cigareve të zakonshme në marketet e kategorive B dhe C.

Qëllimi i këtij aksioni është parandalimi i shitjes së kundërligjshme të produkteve të duhanit, përfshirë rastet kur mungon dokumentacioni përkatës apo nuk deklarohet origjina e produkteve.

Vetëm gjatë ditës së sotme, IQMT ka realizuar 10 inspektime në Rrafshin e Dukagjinit, përkatësisht në Gjakovë dhe Pejë. Si rezultat i kontrolleve të deritanishme, janë shqiptuar 2 urdhëresa për eliminimin e parregullsive.

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, subjektet afariste që shesin produkte të duhanit te të miturit mund të gjobiten nga 1,000 deri në 10,000 euro.

Ndërkaq, për mungesën e dokumentacionit dhe mosdeklarimin e origjinës së duhanit, sipas Ligjit për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, parashihen gjoba nga 3,000 deri në 9,000 euro.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të shitjes së cigareve dhe produkteve të tjera të duhanit te të miturit përmes numrit për ankesa në Viber: +383 46 311 000.

iqmtduhanitaksionin

Të ngjashme

Zyrtarët policorë mbështesin aksionin vullnetar për dhurimin e gjakut

Zyrtarët policorë mbështesin aksionin vullnetar për dhurimin e gjakut

16:19

Më shumë nga Lajme

  • 20:53Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës
  • 20:48Fahri Fazliu i ri, nipi i dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu bën thirrje për një Marshim për Liri dhe Drejtësi
  • 20:15Sadiku kritikon Golën: S’guxoi të votonte Çitakun, kam menduar se dallon nga të pakulturuarit e VV-së
  • 19:58Haziri ndanë fjalët e Rugovës në Hagë për UÇK-në para marshit të nesërm: Patriotë, luftuan për lirinë e Kosovës
  • 19:30Lahi Brahimaj kujton sulmet e 11 shtatorit 1997: Krenar që isha një nga planifikuesit dhe zbatuesit