Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Isa Mustafa godet LDK-në e Vjosa Osmanin: Fatkeqësisht margjinalizuan Avdullah Hotin

GD
Gazeta Demos15 korrik 2025 në 14:48
Isa Mustafa godet LDK-në e Vjosa Osmanin: Fatkeqësisht margjinalizuan Avdullah Hotin

Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, krejt papritur lartësoi dhe çmoi Marrëveshjen e Uashingtonit të arritur nga asokohe kryeministri, Avdullah Hoti.

Osmani që atëherë me Vetëvendosjen ishte në të njëjtën dallgë politike, e që quante atë marrëveshje “kundër rendit kushtetues” tash ndërroi krejt termet.

Madje, tha ajo ditëve të fundit në ShBA, se Marrëveshja e Uashingtonit “është zbatuar”.

Isa Mustafa, ish-Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një përgigje për Nacionale, e quajti krejt këtë “mashtrim” nga ana e Vjosa Osmanit, teksa rikujtoi sulmet që asokohe bëheshin ndaj Avdullah Hotit, nënshkrues të kësaj marrëveshje.

Në këtë kritikë, Mustafa nuk e kurseu as LDK-në.

“Të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me Trumpin dhe përfaqësuesit e tij janë eliminuar nga skena politike në Kosovë. Dihet, po ashtu, botërisht se marrëveshja nuk është zbatuar në asnjë pikë”.

“Se Kryeministri i atëhershëm Avdullah Hoti, si nënshkrues i saj është sulmuar dhe kritikuar, për fat të keq jo vetëm nga VV dhe znj. Osmani por është margjinalizuar edhe nga partia e tij”, tha Isa Mustafa.

Më shumë nga Lajme

  • 12:51Bllokohet me kamionë e vetura rruga te aeroporti, nga do të kalonte Ursula von der Leyen
  • 12:43Hila paraqitet nesër në polici, kontaktohen 4 nga viktimat e identifikuara në videot intime - dy të gatshme për bashkëpunim
  • 12:34Haxhiu: Bashkimi i shqiptarëve të Luginës vendim i pjekur politik, më 25 tetor vota do të ketë peshë
  • 12:32Marshi për çlirimtarët: Policia merr masa sigurie, mbyllen disa rrugë
  • 12:29Zgjedhja e presidentit, Kurti: Sot do të nisim takimet me opozitën