Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Isa Mustafa i pakënaqur me Përparim Ramën: Mund t’i mbledhë plaçkat në Londër

GD
Gazeta Demos1 gusht 2026 në 19:31
Isa Mustafa i pakënaqur me Përparim Ramën: Mund t’i mbledhë plaçkat në Londër

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ka kritikuar qeverisjen lokale në kryeqytet.

Në një postim, Mustafa ka thënë se nuk ka qenë i nevojshëm ngushtimi i rrugës buzë Xhamisë së Llapit, si rrugë kyçe që lidh Llapin e Gollakun.

“Kam banuar aty mbi 60 vjet; këta që po bëjnë eksperimente, jetojnë edhe tre vjet në Prishtinë, i mbledhin plaçkat për Londër, ndërsa me fantazitë dhe papërgjegjësinë e tyre i lënë të bllokuar banorët” shkroi Mustafa.

Ky është postimi i plotë i tij:

Pse po ngushtohet rruga Ilir Konushevci, te Xhamia e Llapit. Njëra nga arteriet kryesore për Llap e Gollak dhe nga Llapi. Rrugë që u zgjërua në 12 metra nga koha kur reformatori i madh i Prishtinës, Nazmi Mustafa ishte kryetar. Banorët kanë të drejtë të protestojnë dhe kundërshtojnë, sepse besoj që është vendim arbitrar, cili nuk respekton interesat e banorëve, të bineseve të vogla dhe të qytetarëve të Kosovës. Udhëheqja e Prishtinës nuk ka të drejtë që në këto forma të eksperimentojë me qytetarët. Kam banuar aty mbi 60 vjet; këta që po bëjnë eksperimente, jetojnë edhe tre vjet në Prishtinë, i mbledhin plaçkat për Londër, ndërsa me fantazitë dhe papërgjegjësinë e tyre i lënë të bllokuar banorët.

Isa Mustafa

Më shumë nga Lajme

  • 08:04Keqpërdorim i detyrës zyrtare, një muaj paraburgim për gjyqtarin Gashi
  • 08:03Sot në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë
  • 07:58Parashikimi i motit për këtë të dielë
  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën