Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-ambasadori amerikan për vdekjen e Mladiqit: Shpresoj të ketë ferr

GD
Gazeta Demos28 gusht 2026 në 20:01
Ish-ambasadori amerikan për vdekjen e Mladiqit: Shpresoj të ketë ferr

Peter Galbraith, ambasadori i parë amerikan në Kroacinë e pavarur dhe një nga diplomatët amerikanë të përfshirë në proceset e paqes gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, ka reaguar shkurtimisht pas vdekjes së kriminelit të luftës, Ratko Mladiq.

Galbraith, përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë një link të një artikulli të “New York Times” për vdekjen e Mladiqit, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër.

“Shpresoj të ketë ferr”.

Galbraith shërbeu si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kroaci nga viti 1993 deri në fillim të vitit 1998.

Gjatë mandatit të tij, ai ishte i përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet diplomatike gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ai mori pjesë në zhvillimin e planit Z-4 dhe, së bashku me ndërmjetësin e OKB-së Thorvald Stoltenberg, ndërmjetësoi negociatat që çuan në Marrëveshjen e Erdutit dhe riintegrimin paqësor të rajonit kroat të Danubit.

Në Kroaci, Galbraith mbahet mend edhe për incidentin pas Operacionit Stuhia, kur hipi në një traktor në një kolonë refugjatësh serbë.

Ai u angazhua gjithashtu në çështjet që lidhen me luftën në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më vonë dëshmoi para Tribunalit të Hagës për ngjarjet në Kroaci dhe rolin e regjimit të Slobodan Millosheviqit.

Ratko Mladiq ishte komandant i Shtabit Kryesor të Ushtrisë së Republikës Srpska. Tribunali i Hagës e dënoi me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje, shfarosje, vrasje, dëbim dhe transferim të dhunshëm, si dhe për terrorizimin e popullsisë së Sarajevës, sulme ndaj civilëve dhe pengmarrje të personelit të OKB-së.

Dënimi ndaj tij u dha në vitin 2017 dhe u konfirmua në vitin 2021.

Nën komandën e Mladiqit, forcat serbe të Bosnjës kryen gjenocidin në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, ku u vranë më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë.

Mladiq qëndroi në arrati për vite pas përfundimit të luftës. Ai u arrestua në Serbi në vitin 2011 dhe më pas u transferua në Hagë.

Ai vdiq dje, ndërsa ishte i shtruar në një spital në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm.

amerikanvdekjenmladiqit

Më shumë nga Lajme

  • 21:01Paralajmërim i ri për përmbytje në Nepal
  • 20:52Gradohen tre gjeneralë të rinj të FSK-së
  • 20:49​1.7 milion udhëtarë këtë muaj në Aeroportin e Rinasit, Rama: Rekordi i një dite mbi 60 mijë
  • 20:39Numri i të vdekurve në Nepal rritet në 567, gati 2,000 të zhdukur
  • 20:11Humbje drastike në vijën e frontit, Rusia mobilizon 600,000 trupa