Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-deputeti godet Abdixhikun – flet për “planin famëkeq” të Kurtit për LDK-në

GD
Gazeta Demos22 korrik 2026 në 13:20
Ish-deputeti godet Abdixhikun – flet për “planin famëkeq” të Kurtit për LDK-në

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe ish deputeti i kësaj partie, Blerim Grainca, ka thënë të mërkurën se partisë i duhet një lidership i ri, ndërsa e ka cilësuar politikisht të mbaruar kryetarin aktual Lumir Abdixhiku.

Grainca tha në emisionin Mesditë në Tëvë1 se, sipas informatave që ka siguruar, Abdixhiku bashkë me partneren e tij politike Vjosa Osmanin po lobojnë pro një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Por, ai tha se lidershipi aktual nuk ka legjitimitet për të vendosur në emër të LDK-së.

“Në qoftë se do të fitonte LDK, atëherë të gjitha lëvdatat do t’i shkonin z. Abdixhiku, sepse ai është kryetar. Në momentin kur humb, atëherë të gjitha shigjetat shkojnë nga ai”, tha Grainca. “Abdixhikun dhe fuqinë e tij politike duhet ta matni te qytetari. Abdixhiku ka humbur midis Prishtinës, ndërsa në Mitrovicë i ka mundur Agim Bahtiri.. edhe Vjosën edhe atë”.

LDK-ja doli humbëse e garës zgjedhore, prandaj për ringritjen e LDK-së, sipas Garaincës, duhet një lidership i ri.

Anëtari i LDK-së nga Dega në Ferizaj u shpreh se shumica e anëtarësisë së LDK-së është kundër koalicionit me LVV-në.

“Në këto rrethana, nga kontaktet që kam unë me deputetë dhe njerëz të strukturave dhe anëtarësisë së LDK-së, shumica janë kundër një koalicioni të tillë. Pro këtij koalicioni janë znj. Osmani me z. Abdixhiku dhe një grup i ngushtë i tyre”, tha ai.

Grainca pretendon se vetëm Kurtit i konvenon koalicioni me LDK-në për shkak të pasojave që do t’i krijonte për LDK-në. Sipas tij, Kurti synon që përmes këtij koalicioni të fundosë Lidhjen Demokratike.

“Unë personalisht mendoj që ky koalicion do ta ndante përfundimisht LDK-në”, tha ai. “Z. Kurti ka për qëllim që ta fusë LDK-në brenda dhe ta gërryejë nga brenda”.

Ish-deputeti Grainca tha se futja në qeveri pa e pasur presidentin “nuk është asnjë garancë për LDK-në”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës
  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media