Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-deputeti i GUXO-s: Tre persona nuk e donin rizgjedhjen e Vjosa Osmani, mes tyre edhe vetë ajo

GD
Gazeta Demos17 mars 2026 në 21:39
Ish-deputeti i GUXO-s: Tre persona nuk e donin rizgjedhjen e Vjosa Osmani, mes tyre edhe vetë ajo

Ish-deputeti i partisë GUXO, Nasuf Bejta, ka thënë vetëm tre persona nuk e kanë mbështetur rizgjedhjen e Osmanit sipas tij e para është Osmani e pastaj edhe Faton Peci e Donika Gërvalla-Schwarz.Bejta, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se pos këtyre treve pjesa tjetër e strukturave dhe elektoratit kanë qenë pro saj.

“Tre persona sipas mendimit tim janë që nuk e kanë dashur rizgjedhjen e Vjosa Osmanit – e para është vetë Vjosa Osmani, Faton Peci dhe Donika Gërvalla e të tjerët e kanë dashur”, tha ai.Tutje, Bejta ka theksuar se përgjegjësi për mos-rizgjedhjen e Osmanit mban edhe vetë ajo, për shkak të, siç u shpreh, shkëputjes së komunikimit me anëtarësinë.

Ai, mes tjerash, ka akuzuar drejtpërdrejt Gërvallën dhe Pecin për neglizhencë dhe mungesë interesi për forcimin e partisë teksa ka pohuar se brenda partisë ka pasur deklarata përjashtuese ndaj individëve të caktuar, duke e cilësuar këtë si “diktaturë të plotë” në vendimmarrje.

“Për hir të elektoratit të GUXO-s dua të bëjë një sqarim pasi përgjatë këtyre 5 vjetëve ndodh që kam qenë më i linçuari – kronologjikisht “Lista Vjosa” në fillim ka qenë një qenë një frymë shumë e madhe me potencial të hatashëm për formimin e një partie, aktivistë më të devotshëm e 14 persona ishim më listë për deputetë – pastaj u zgjodhëm 8 deputetë dhe prandaj për mos rizgjedhjen mendoj se ka faj vetë Vjosa pasi e ka shkëputur komunikimin me bazën dhe pas një presioni shumë të madh të anëtarësisë më 1 qershor 2021 e dinë që kemi pasur një takim që gjerë e gjatë kemi folur për aspiratat e partisë dhe të kemi kandidatë komunash – fjalët kanë qenë për PO për në realitet doli JO për shkak të neglizhencës së Donika Gërvallës e Faton Pecit dhe kur e pash që mungonte komunikimi mes anëtarësisë e pastaj edhe me elektoratin nga partia e cila ishte në frymë Rugoviane. Që këta të dy nuk janë të interesuar për partinë është kur nuk rikandiduan deputetë sërish, por i përjashtuan. Diktaturë e plotë e tyre pasi u deklaruan se ‘për sa të jenë gjallë ky e ky … nuk do të bëhen kurrë deputetë’ kështu ka thënë Gërvalla e këta ma kanë thënë aktivistë të partisë një javë para se ta di që nuk jam pjesë e listës. Donika Gërvalla më ka thënë se për shkak të fërkimeve dhe se gjithmonë ke qenë i zëshëm kundër nesh nuk mund të jesh pjesë e listës pastaj në zgjedhjet e 9 shkurtit kam garuar në listën e Vetëvendosjes”, u shpreh Bejta.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 11:21Behrami: “UÇK” përmendet mbi 114 herë në aktgjykim, 'përgjegjësi individuale' vetëm 2 herë
  • 10:58Çitaku pret në takim Hofreiterin, kërkon mbështetje të shtuar nga Gjermania për Kosovën
  • 10:15Kurti: 63 për qind e të punësuarve të fundit në administratën publike janë gra
  • 10:14Kurti: Kjo fundjavë vendimtare për marrëveshjen për presidentin
  • 10:10E rëndë në Leposaviq: Gruaja sulmon me thikë fëmijën 4-vjeçar