Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka vlerësuar se sjellja arrogante e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj kundërshtarëve politikë dhe partive të tjera mund ta dëmtojë procesin e formimit të qeverisë së re.
‘’Në kushte normale në bazë të sjelljes arrogante të Albin Kurtit ndaj kundërkandidatëve të partive të tjera politike, në kushte normale nuk duhet të ketë mundësi të formojë qeveri sepse ka qenë arrogant’’, tha Humolli për FrontOnline.
Humolli tha se opozita është dashur të vepronte menjëherë të formonte qeverinë, duke mos i lënë hapësirë Kurtit .
Ai vlerëson se opozita ose e formon qeverinë ose i bashkohet Kurtit sepse sipas Humollit shkuarja në zgjedhje të reja nuk i bën mirë askujt.
‘’Opozita ose do t’i bashkëngjiten Kurtit ose bëjnë qeveri të veten sepse shkuarja në zgjedhje të reja nuk besoj që është në interes të askujt’’, tha ish-deputeti i VV-së.
