Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Të shpërndahet Kuvendi – çdo zgjidhje tjetër është si ai gatimi shto miell e shto ujë

GD
Gazeta Demos25 gusht 2025 në 17:41
Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Të shpërndahet Kuvendi – çdo zgjidhje tjetër është si ai gatimi shto miell e shto ujë

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka dal me një propozim për dalje nga bllokada aktuale në Kuvendin e Kosovës.

Kryeziu në Facebook ka shkruar se mand

ati i fituar më 9 shkurt duhet t’i kthehet popullit, në mënyre që sovrani ta thotë fjalën e vet. Kryeziu ka thënë se partitë politike duhet urgjent të dakordohen për plan veprimi me dy pika, që ndër të tjera parasheh edhe shpërndarjen e Kuvendit, në mënyre që presidentja t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Postimi i tij i plotë:

PROPOZIM PËR DALJE NGA BLLOKADAEdhe sikur nesër të gjitha partitë të puthen e të përqafen mes vete, në mirëkuptim e dashamirësi për marrëveshje e konsensus, për disa gjëra është bërë pak vonë. Legjislatura e nëntë, e dal nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, e ka humbur kredibilitetin për të vazhduar më tutje me procesin e formimit të qeverisë.

Mandati i fituar me 9 shkurt duhet t’i kthehet popullit, në mënyrë që sovrani ta japë verdiktin e vet. Pra kë ta shpërblejë dhe kë ta dënojë për gjithçka që ndodhi gjatë kësaj telenovele pa lidhje në seancën e pafund konstituive të Kuvendit.

Në vend që të kalkulojnë – njëra palë si ta harxhojë afatin 30 ditor për konstituim të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, ndërkaq pala tjetër duke shpresuar që pas 30 ditësh Gjykata mund të bëjë ndonjë akrobaci juridike dhe t’ua kalojë atyre të drejtën e nominimit për Kryetar të Kuvendit – partitë politike parlamentare duhet urgjent të dakordohen për një plan veprimi me dy pika:

Çdo zgjidhje tjetër është si ai gatimi shto miell e shto ujë, një diçka që rrezikon t’i dekurajojë njerëzit nga pjesëmarrja në votime në zgjedhjet e ardhshme.

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet