Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-hetuesja e Hagës: Udhëheqësit tuaj besuan se do të ketë drejtësi, sepse besuan në luftën e UÇK-së

GD
Gazeta Demos7 gusht 2025 në 18:00
Ish-hetuesja e Hagës: Udhëheqësit tuaj besuan se do të ketë drejtësi, sepse besuan në luftën e UÇK-së

Në protestën kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale që po mbahet sot në Prishtinë, ka marrë pjesë edhe Nevenka Tromp, një prej ish-hetueseve në rastin kundër kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

Para qytetarëve të mbledhur, Tromp mbajti një fjalim ku sqaroi arsyet për të cilat u votua krijimi i Gjykatës Speciale dhe pse, sipas saj, protesta është plotësisht e drejtë dhe e arsyeshme.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Kjo nuk është një parullë por realitet i dhimbshëm që ju përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet ajo duhet të ketë legjitimitet. Ne e dijmë që drejtësia mund të jetë subjektive ose objektive, por ajo duhet të udhëhiqet nga organe të pavarura.”

Ajo theksoi se gjykatat dhe profesionistët e drejtësisë duhet të veprojnë pa ndikime politike dhe me standarde profesionale.

“Gjykatat, ligjet dhe profesionistët duhet të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe me profesionalizëm. Nëse drejtësia zbatohet në mënyrë selektive, rrezikon të cilësohet si padrejtësi. Në rastet e tilla ato nuk e zbulojnë të vërtetën por duken të inskenuara. Kjo është veçanërisht e rrezikshme kur institucionet e drejtësisë ndihen të detyruara t’u shërbejnë narrativave politike.”

Duke kujtuar fillimet e proceseve në Hagë, Tromp tha se në vitin 2020, udhëheqësit politikë të Kosovës u paraqitën me vullnet të plotë para kësaj gjykate, duke besuar në drejtësinë ndërkombëtare.

“Në vitin 2020 udhëheqësit tuaj shkuan vullnetarisht, duke besuar sikurse ju se drejtësia do të zbatohet shpejt. Ata u siguruan se procesi do të jetë i paanshëm dhe transparent. Megjithatë ja ku jemi, pesë vjet më vonë ata janë ende në paraburgim pa një vendim në horizont.”

Ajo përmendi se pikërisht ata udhëheqës që sot ndodhen në paraburgim, ishin ata që mbështetën themelimin e Dhomave të Specializuara.

“Pikërisht udhëheqësit tuaj mbështetën krijimin e këtyre dhomave. Ata e bënë këtë duke qenë të vetëdijshëm për rrezikun që përbënte për çdo luftëtar të luftës. Pse? Sepse ata besonin në kauzën e tyre. Besonin se lufta për të cilën luftuan, ishte e drejtë.” – tha ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 14:58Reagon familjari i 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga babai: Duhej ende të jetotoje
  • 14:53Deklarata e Daçiq për flamurin serb në Prizren, reagimi i Berishës: Provokim dhe kërcënim për paqen në rajon
  • 14:46Dyshohet se e sulmoi fizikisht ish-futbollisten, reagon Liridon Leci
  • 14:45Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim, fokusi në siguri dhe teknologji
  • 14:42E konfirmon policia: Është gjetur vetura e të dyshuarit për vrasjen e djalit në Pogragjë, 53-vjeçari ende në arrati