Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar emërimin e Shpëtim Dobras si kryesues të bordit të ndërmarrjes publike Trepça, pas dorëheqjes së kryesuesit të mëparshëm.
Kurti ka theksuar se propozon Dobran për të siguruar “vazhdimësinë e angazhimit të bordit Sh.A”.
Shpëtim Dobra ka shërbyer më parë si udhëheqës i bordit të Telekomit të Kosovës nga viti 2021 deri në vitin 2024, duke mbajtur detyrën edhe dy muaj pas skadimit të mandatit.
Ky emërim vjen si pjesë e rrokadave në Qeverinë Kurti dhe synon stabilitetin dhe menaxhimin efikas të ndërmarrjes publike.