Burim Idrizi është ish-ushtar i UÇK-së që ka zgjedhur një stil interesant jetese. Ai që 10 vite banon në mal, në fshatin Batahir, duke e prekur jetën urbane vetëm disa herë në vit.
Idrizi nuk ka as energji elektrike të pranishme në jetën e tij të përditshme.
Ai, për “Krejt Kapak” në Klan Kosova, tha se e ka zgjedhur malin të banoj, për të qenë “sa mâ larg zhurme”.
Tutje veterani, tha se për shkak se ka marrë plagë në luftë, i është nevojitur të qëndroj larg zhurmës, ashtu që edhe të merret me vetën.
Ai tha se pas luftës filloi të mos ndihej mirë psiqikisht. Por të dal të jetoj në mënyrë kaq të jashtëzakonshme, e ka ndihmuar pasioni që ka.
“Po krejt i përthekon pasioni. Se duke e ndjek pasionin, kam arrit me gjet vetën në shkallë tjera.”, tha ai.
Ai tha se është merr me lexime, e pastaj ka zbuluar se çka e ka penguar në jetën urbane.
