Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, dyshohet se e kishte fotografuar dhe incizuar vazhdimisht atë, duke përcjellë lëvizjet dhe vendndodhjen e saj, para se të vritej më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit të cilën e ka siguruar Betimi për Drejtësi, këto veprime dyshohet se kishin nisur më 22 tetor 2026, kur Arlinda ishte kthyer për të jetuar në shtëpinë familjare.
Në telefonin mobil të Nurije Sylajt, sipas Prokurorisë, janë gjetur fotografi dhe video që pasqyronin praninë dhe lëvizjet e viktimës.
Një prej materialeve të gjetura është edhe një video e datës 23 tetor 2026, ku Arlinda shihet duke ecur në qytet. Prokuroria dyshon se këtë video Nurije Sylajt ia kishte dërguar Driton Sylaj përmes aplikacionit WhatsApp
