Ai në emisionin Pressing në T7 ka treguar për një bisedë që ka pasur me Rugovën, ku ky i fundit kishte filluar t’i tregojë se si do duhej të duket shteti i Kosovës, çfarë himni e flamuri duhej të kishte.
“Ibrahim Rugova ka qenë ideatori kryesor i Pavarësisë së Kosovës, në mënyrë absolute. Në shtator të 89 kemi qenë në tren duke u kthyer nga Zagrebi, veç unë edhe ai në një vagon të fjetjes, dhe ka fillu me ma zbërthy se qysh duhej me u duk shteti i Kosovës. Thoshte që himni duhej me qenë ‘kur ka ra kushtrimi në Kosovë’, na duhet me aspiru në Nato dhe BE, flamuri me motive dardane”, tha ai.
Ai shtoi se Rugova ka qenë konsistent në aleancën me SHBA’të, ku përmendi një fjali të tij kur thoshte ”Unë e kam vec detyrë që të mujsha këtë punë me ia lon në dorë amerikanëve”.
