Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ishte kritik…”, Williams tregon si Thaçi u largua nga Kështjella e Rambujesë për një takim me Demaçin në Slloveni

GD
Gazeta Demos18 shtator 2025 në 10:53
“Ishte kritik…”, Williams tregon si Thaçi u largua nga Kështjella e Rambujesë për një takim me Demaçin në Slloveni

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kur po zhvilloheshin negociatat në Rambuje, ishte larguar nga Kështjella për një ditë për të udhëtuar drejt Sllovenisë. Kjo për të realizuar një takim me Adem Demaçin.

Kështu u tha në Gjykatën Speciale ku sot po dëshmon juristi Paul Williams.

Juristi pohoi se ky takim kishte ndodhur madje dha edhe arsyen sipas pikëpamjes së tij.

“Nuk më kujtohet data por ishte gjatë pjesës së fundit të negociatave, një ditë para ose një ditë pas. Delegacioni i Kosovës, përfshirë edhe Thaçin ishte në presion nga shumë aspekte. Kishte presion nga komandantët lokalë, dhe kishte presion ideologjik dhe kulturor, veçanërisht nga Adem Demaçi”.

“Sipas pikëpamjes time, takimi ishte kritik dhe i rëndësishëm sepse Thaçi duhet të tregonte që ai po përfshihej me Adem Demaçin në kuptimin që ai kishte komunikim me Demaçin, sepse ai ishte një person intelektual dhe shumë i respektuar, në moshë më të thyer dhe në mënyrë të tillë që të nënshkruante marrëveshjen, ishte e rëndësishme për Thaçin që të kishte një bisedë apo një takim me Demaçin”, tha Williams.

Juristi më tej tha se sipas përshtypjes së tij, Thaçi nuk duhej të merrte miratim, por ishte e rëndësishme që Demaçi të jepte mbështetjen e tij për nënshkrimin e marrëveshjes.

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 11:05Osmani për hapjen e urës mbi Ibër: Hap historik drejt integrimit të plotë të territorit të Kosovës
  • 11:03I dehur sulmoi policët dhe demoloi zyrën, përfundon në pranga i dyshuari në Shtërpcë
  • 11:03Rrahu gruan dhe dy vajza dhe tentoi t’ia vë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas
  • 11:02Një person gjendet pa shenja jete në Mitrovicë të Veriut
  • 11:00A po shndërrohet gjuha e urrejtjes në mekanizëm për mbajtjen e pushtetit në Kosovë?