Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ismet Kryeziu nga KDI: Hetim i plotë për manipulimin e votave të kandidatëve për deputetë

GD
Gazeta Demos18 janar 2026 në 22:21
Ismet Kryeziu nga KDI: Hetim i plotë për manipulimin e votave të kandidatëve për deputetë

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se shumë kandidatë që kanë përfituar mijëra vota të shtuara në mënyrë të paligjshme nga komisionerë zgjedhorë, po distancohen publikisht nga këto veprime, duke pretenduar se votat u janë shtuar pa dijeninë e tyre.

Ai përmes një statusi në Facecook tha se në raste kur ka dyshime për vepra penale, përfshirë krimin zgjedhor, është normale që individët të shpallen të pafajshëm deri në përfundimin e procedurave ligjore.

Sipas tij, institucionet e drejtësisë duhet të zhvillojnë hetime të plota, të pavarura dhe të paanshme, në mënyrë që përmes ndëshkimit të përgjegjësve të garantohet sundimi i ligjit dhe të rikthehet besimi i qytetarëve në integritetin e zgjedhjeve dhe demokracinë.

“:Shumë kandidatë që kanë përfituar mijëra vota të shtuara në mënyrë të paligjshme nga komisionerë zgjedhorë, po distancohen publikisht nga këto veprime, duke deklaruar se votat në fjalë u janë shtuar pa dijeninë e tyre. Në situata kur ka dyshime për vepra penale, përfshirë krimin zgjedhor, është e pritshme që individët të deklarohen të pafajshëm deri në përfundimin e procedurave ligjore”, tha ai.

“Megjithatë, pa paragjykuar përgjegjësitë individuale dhe duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë, mbetet e vështirë të besohet se komisionerët kanë ndërmarrë veprime të manipulimit masiv vetëm mbi bazën e simpatisë personale apo ‘dashurisë’ për kandidatë të caktuar, pa dijeninë, nxitjen, korruptimin apo ndërlidhjen me interesa të caktuara. Në këtë kontekst, është detyrë e institucioneve të drejtësisë që të hetojnë në mënyrë të plotë, të pavarur dhe të paanshme të gjitha rrethanat e procesit zgjedhor, përfshirë motivet, format dhe autoritetin e ndikimit. Vetëm përmes një hetimi të mirëfilltë dhe ndëshkimit penal të të gjithë atyre që rezultojnë të përfshirë, mund të garantohet sundimi i ligjit dhe të rikthehet besimi i qytetarëve në integritetin e zgjedhjeve dhe në demokraci”, deklaroi ai.

IKD

Më shumë nga Lajme

  • 12:40Abdixhiku: Partitë pajtohen për tekstin e Deklaratës për vendimin e Speciales
  • 12:25A jeni i gatshëm sërish për president? – përgjigjet Fatmir Sejdiu
  • 12:18Prokuroria dhe Policia me aksion në Isniq të Deçanit – Gjenden bimë narkotike të kultivuara, arrestohen dy persona
  • 12:03Ambasadori gjerman uron Kurtin: Detyra të rëndësishme ju presin, dialogu me Serbinë esencial
  • 12:01Deklarata e plotë e PDK-së për aktgjykimin e Gjykatës Speciale