Është bërë i ditur njoftimi për ceremoninë e varrimit të zyrtarit policor, Altin Kryeziu, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Ceremonia e varrimit të tij do të mbahet të hënën, më 24 gusht 2026, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Bubavec të Malishevës.
Familjarët, kolegët, miqtë dhe qytetarët do t’i japin lamtumirën e fundit policit Altin Kryeziu.




