Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ja si do t’i ndalim këto fenomene”, ministrja Pacolli reagon për shembjen e dheut në Prishtinë

GD
Gazeta Demos29 mars 2026 në 22:39
Ja si do t’i ndalim këto fenomene”, ministrja Pacolli reagon për shembjen e dheut në Prishtinë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Prishtinë, ku shembja e dheut ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në sektorin e ndërtimit.

Përmes një postimi në facebook, Pacolli theksoi se situata aktuale është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve ndërtimore dhe mungesës së zbatimit të ligjit ndër vite.

“Kjo që po shohim është rezultat i mungesës së respektimit të kritereve teknike. Respektimi i ligjit është jetik për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, punëtorëve dhe stabilitetin e infrastrukturës,” ka deklaruar ajo.

Ministrja ka bërë të ditur se llogaridhënia nuk do të jetë e negociueshme, duke paralajmëruar masa ndaj të gjitha palëve përgjegjëse, përfshirë edhe komunat që, sipas saj, kanë dështuar në inspektimin e duhur të punimeve ndërtimore.

“Pavarësisht rezistencës nga grupet e interesit apo politika e mësuar pa llogaridhënie, ne si Ministri po po punojmë që të vendosim rend dhe rregull. Edhe komunat duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të ndëshkohen për mungesën e inspektimit të mirëfilltë dhe mosrespektimin e standardeve në ndërtim. ​Për t’i dhënë fund kësaj mbrapshtie që është instaluar për vite me radhë, ne si Ministri do të bëjmë përpjekje që me Planin e ri Hapësinor të Kosovës të vendosim kritere të rrepta dhe standarde që nuk lejojnë më improvizime në dëm të qytetarëve”, ka shkruar Pacolli.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike