Pak ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka shprehur paknaqësitë sa i përket kushteve të punës.
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se aktualisht nuk mund të mbajnë as greva e as protesta, kjo deri në krijimin e qeverisë së re.
“Fillimisht është vendim edhe i Kongresit edhe i Këshillit Drejtues që është organi më i lartë ku janë përfaqësuesit të punësuarve që nga qerdhëet deri në Universitet. Fillimsht po presim formimin e instutucioneve të reja dhe do të provojmë me dialog, nëse dialogu nuk jep rezultate, atëherë si zakonisht i mbetet Këshillit drejtues të caktojë fillimin e veprimeve sindikale që unë nuk mund të themë cilat do të jenë, vendos Këshilli drejtues por asnjëherë nuk e përjashtuar nëse dialogu nuk jep rezultate nuk i kemi përjashtuar as veprimet sindikale e as grevën e përgjithshme”, ka thënë Jasharaj në një bisedë për IndeksOnline.
“Edhe me ligjin për grevat edhe për organizimin sindikal është që fillimisht do të provohet me dialog, dhe ne do të bënim veprime sindikale por paraprakish duhet të fillojmë dialogun, që do të thotë pa pas qeveri as nuk mund të ketë dialog e as greva. Për momentin nuk ka as protesta e as greva për arsye se s’ka qeveri”, theksoi tutje ai.
