Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Jashari e PDK-së: Veprimet e deritanishme të Kurtit, më shumë çojnë në zgjedhje se në zgjidhje

GD
Gazeta Demos19 prill 2026 në 16:03
Jashari e PDK-së: Veprimet e deritanishme të Kurtit, më shumë çojnë në zgjedhje se në zgjidhje

Pavarësisht veprimeve që mund të bëhen ditët në vazhdim, Partia Demokratike e Kosovës i ka vlerësuar të pakta përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjidhjen e çështjes së presidentit të vendit.

Nga kjo parti opozitare kanë thënë se deri më tash nuk kanë parë veprime serioze nga kryeministri Albin Kurti, për t’i dhënë epilog këtij procesi.

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari ka thënë se nga mungesa e kësaj përpjekjeje nga partia në pushtet, vendi rrezikon që sërish të shkojë në zgjedhje të reja.

“Jemi vetëm pak ditë larg nga data e 28 prillit, që është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit. Personalisht, do ta konsideroja si një rrugë drejt zgjidhjes nëse do të shihja përpjekje të vazhdueshme dhe reale nga kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje për të ndërtuar një konsensus. Ajo që kemi parë deri tani, fatkeqësisht, janë veprime që më shumë e çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja sesa drejt një marrëveshjeje.”, ka thënë ajo për Klankosova.tv.

Jashari ka kritikuar mungesën e ditëve të fundit në Kurtit, i cili ka zhvilluar disa vizita jashtë vendit, përfshirë atë në Londër dhe në Spanjë.

“Në vazhdën e kësaj, pesha e të qenit kryeministër bart përgjegjësinë më të madhe për stabilitetin institucional të vendit. Në një moment kaq vendimtar, konsideroj që prania dhe angazhimi direkt në Kosovë janë të domosdoshme. Për të mirën e vendit, do të ishte e arsyeshme që kryeministri të ishte këtu dhe të udhëhiqte procesin për të gjetur një zgjidhje për presidentin” , ka shtuar Jashari për Klankosova.tv.

Ndryshe, Kosova ka hyrë në 10 ditëshin e fundit të afatit kushtetues për zgjidhjen e presidentit të ri.

Deri më tani, partitë politike duken larg me qëndrime sa i përket arritjes së një marrëveshjeje politike për këtë proces

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 18:54Time Kadrijaj: Ndoshta edhe unë kam parë njerëz të armatosur natën e protestës së 5 tetorit
  • 18:33Situatë e rëndë para Kryeministrisë, një tjetër kioskë përfshihet nga flakët
  • 18:28Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
  • 18:20MAPL vazhdon konsultimet për hartimin e Strategjisë së Vetëqeverisjes Lokale 2027–2031
  • 18:12Rama i përgjigjet Gashanit: Ministër përktheje letrën