Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Jashari paralajmëron grevë në KEK: Mund të jetë katastrofike për Kosovën, përgjegjësinë do ta mbajnë institucionet

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 20:20
Jashari paralajmëron grevë në KEK: Mund të jetë katastrofike për Kosovën, përgjegjësinë do ta mbajnë institucionet

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka paralajmëruar se punëtorët mund të hyjnë në grevë nëse menaxhmenti dhe bordi i KEK-ut nuk u përgjigjen kërkesave të tyre për rritje dhe nivelizim të pagave, si dhe për pagesën e pagës së 13-të.

I ftuar në emisionin “Gazeta”, Jashari tha se para paralajmërimit të protestës nuk kishin marrë asnjë ftesë për takim me menaxhmentin, ndërsa sipas tij, ftesa erdhi vetëm pasi protesta ishte paralajmëruar.

“Për takim me menaxhmentin nuk patëm asnjë ftesë. Posa e lajmëruam protestën për ditën e sotme, na ftuan për datën 9, me shpresën se do të arrihet diçka. Na njoftuan se do të na kontaktonin të martën, por pritëm me orë të tëra dhe nuk patëm asnjë sinjal”, deklaroi Jashari.

Ai bëri të ditur se të mërkurën kanë mbajtur tri takime me punëtorët, ku kanë diskutuar për gjendjen dhe pakënaqësitë e tyre lidhur me kushtet e punës dhe pagat.

Jashari u bëri apel menaxhmentit dhe bordit të KEK-ut që t’i marrin seriozisht kërkesat e punëtorëve, duke paralajmëruar se situata mund të përshkallëzohet.

“Përmes këtij mediumi i bëj apel menaxhmentit dhe bordit që këtë çështje ta marrin seriozisht. Shumë shpejt mund të vijmë deri te një grevë, e cila mund të jetë katastrofike për Kosovën. Përgjegjësinë do ta mbajnë institucionet”, tha ai.

jasharigrevëjetë

Më shumë nga Lajme

  • 20:35Sulmi izraelit ndaj një spitali në Gaza vret gjashtë palestinezë, njofton Ministria e Shëndetësisë
  • 20:24Trembëdhjetë kandidatë në garë për Avokat të Popullit
  • 20:19“Është tejet e rëndësishme”, Kurti pas takimit me sekretarin e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës
  • 20:12Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit
  • 20:11Xhevat Prekazit i falet namazi i xhenazes në xhamine e Beogradit