Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Javën e ardhshme temperaturat deri në 37 gradë – IHMK apelon për kujdes të shtuar

GD
Gazeta Demos2 korrik 2025 në 14:29
Javën e ardhshme temperaturat deri në 37 gradë – IHMK apelon për kujdes të shtuar

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme vendi do të përfshihet nga mot i kthjellët dhe me diell, me temperatura të larta që do të shënojnë ngritje të ndjeshme ditëve në vijim.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 28 deri në 37 gradë.

“Apelojmë për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Në detaje, parashikimi i motit për ditët e javës është si më poshtë:

E hëna – Moti pritet të jetë i kthjellët dhe me diell. Temperaturat maksimale do të sillen nga 29 deri në 33°C.

E marta – Vijon moti i ngjashëm, me temperatura maksimale nga 28 deri në 32°C.

E mërkura – Moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 33°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

E enjtja – Parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në relievin malor. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 16°C në mëngjes dhe do të arrijnë nga 31 deri në 35°C gjatë ditës. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

E premtja – Do të jetë dita më e nxehtë e javës, me temperatura minimale prej 12 deri në 18°C dhe maksimale që do të arrijnë nga 32 deri në 37°C.

IHMK u bën thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell në orët e pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kujdesen posaçërisht për grupet më të ndjeshme ndaj të nxehtit.

Më shumë nga Lajme

  • 20:21Postimi për vendimin e Hagës/ Krasniqi i bën thirrje ambasadorit britanik: Verifikoni faktet!
  • 20:20Java e fundit : President apo zgjedhje, veç edhe 7 ditë
  • 20:20Kryesia e Aleancës diskuton vendimin e Hagës dhe çështjen e presidentit
  • 20:09Ndërpritet ndeshja e Superkupës në basketboll
  • 19:57U-21shat e Kosovës mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes kualifikuese me Qipron