Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Javën tjetër Naim Murseli para Gjykatës së Apelit, sfidohet burgimi i përjetshëm

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 21:52
Javën tjetër Naim Murseli para Gjykatës së Apelit, sfidohet burgimi i përjetshëm

6 muaj pas përfundimit të procesit gjyqësor, në shkallën e parë, familja e Liridona Ademajt do duhet të përballet sërish në gjykatore me të dënuarit për vrasjen e saj.

Javën e ardhshme do të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, meqë avokatët e Naim Murselit e të Granit Plavës të dënuar me burgim të përjetshëm, u ankuan për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se, seanca e kolegjit të Apelit lidhur me këtë çështje penale është caktuar më 29 tetor 2026, në ora 09:50.” – Gjykata e Apelit

Familja e Liridonës, pret që vendimi i Themelores të mbetet në fuqi.

“Ne e kemi parë ankesën e të gjithëve. Sa i përket ankesës së Naim Murselit ai për gati 3 vite vazhdimisht në seanca ka thënë që nuk ka qenë i përfshirë në këtë vrasje makabre. Tash kur kemi një vendim gjykate pajtohet plotësisht me dënimin, por kërkon një dënim më të lehtë. Prandaj një krimineli të tillë nuk duhet as t’i besohet e as t’i ulet dënimi. Ne si familje e mbështesim fuqishëm vendimin e Gjykatës Themelore dhe jemi pas saj. Çdo vendim tjetër e cenon dhe e denigron Liridonën dhe të gjitha viktimat e femicidit. Mesazhi duhet të jetë i qartë, kriminelët duhet të kalben në burg dhe të gjithë ata të cilët tentojnë të ngrisin duart mbi nënat dhe motrat tona t’i pret i njëjti vendim me burgim të përjetshëm.”- Leonard Ademaj- Vëllai i Liridona Ademajt.

Sipas aktgjykimit 124 faqesh të Themelores me të gjitha provat materiale e dëshmitë e dëshmitarëve është provuar se Naim Murseli, bashkëshorti i Liridonës, kishte organizuar të gjithë vrasjen.

“Lidhjen shkakore në mes veprimeve të të akuzuarve dhe pasojës fatale në këtë rast penal, dhe dashjen e lartë të të akuzuarve Naim Murseli e Granit Plava dhe ndihma e të akuzuarit Kushtrim Kokalla në privimin e jetës së të ndjerës Liridona Ademaj, e kanë vërtetuar provat materiale, të cilat kanë fuqizuar, kompletuar dhe formësuar Institutin e bashkëkryerjes dhe asaj të ndihmës, sepse nga këto prova është gjetur saktë se dëshira e të akuzuarit Naim Murseli, ishte aq e lartë sa që i mungonte vetëm një person për ta ekzekutuar, ndërkaq që pas shpalosjes së idesë për ekzekutim tek i akuzuari Kushtrim Kokalla, si familjar i të akuzuarit Naim dhe si person që kishte biseduar e qëndruar më së shumti gjatë kohës sa ka qenë në Kosovë, i njëjti edhe e ka ndihmuar të akuzuarin Naim Murseli, duke ia gjetur dhe njoftuar me të akuzuarin Granit Plava, i cili i entuziazmuar edhe për shpërblimin e premtuar ndërmerr edhe veprimet makabre duke e ekzekutuar të ndjerën Liridona Ademaj, në karrigen e pasagjeres në veturën BMË, e cila kishte qenë së bashku natën kritike me të akuzuarin Naim Murselin dhe dy fëmijët e saj. – Aktgjykimi i Gjykatës

Naim Murseli e Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm. Ky i fundit për shkrepjen e armës ndaj Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.

Një vendim ndryshe nga Gjykata Themelore e kërkon avokati i Plavës, Skender Gojani. Ai tregon se çka përmban ankesa e drejtuar në Gjykatën e Apelit.

“Ankesa mbështetet në pretendime për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkelje të ligjit penal, si dhe vendim të gabuar mbi sanksionin penal. Në kuadër të ankesës kemi paraqitur argumentet tona juridike, duke përfshirë kundërshtimet lidhur me mënyrën e vlerësimit të provave dhe arsyetimin e shqiptimit të dënimit me burgim të përjetshëm.”– Skender Gojani – Avokat i Granit Plavës.

Përveç Murselit e Plavës që u dënuan me burgim të përjetshëm, Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vjet burgim, për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”./Tv Dukagjini

naimapelitgjykatës

Të ngjashme

Shiroka-Pula takon kreun e Gjykatës Kushtetuese gjermane, flasin edhe për diasporën kosovare

Shiroka-Pula takon kreun e Gjykatës Kushtetuese gjermane, flasin edhe për diasporën kosovare

19:41
Arsyetimi i Apelit për konfirmimin e aktakuzës ndaj Damkës e Kamberajt: Ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprat penale

Arsyetimi i Apelit për konfirmimin e aktakuzës ndaj Damkës e Kamberajt: Ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprat penale

13:47

Më shumë nga Lajme

  • 22:32Pamjet që nuk i keni parë: Momenti kur protestuesi goditet me plumb gome në sy
  • 22:30Nesër mbahen homazhet për artisten Rinesancë
  • 22:26BBC: Studentët sfidojnë pushtetin e Vuçiqit, Serbia përballë zgjedhjeve vendimtare
  • 22:22Aksident i rëndë në Mitrovicë, përplasen një veturë dhe një motor
  • 21:42Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro