Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Jetmir Prekalla kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit

GD
Gazeta Demos1 shtator 2025 në 18:47
Jetmir Prekalla kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit

Garës për të parit të Deçanit iu shtua edhe Jetmir Prekalla nga PDK, shkruan GazetaDemos.

Prekalla tregoi se vizionin e tij për Deçanin e ka ndërtuar mbi pesë shtylla.

I plotë:

Të nderuar qytetarë të Deçanit,

Me përgjegjësi të lartë dhe përkushtim të sinqertë, sot para jush prezantoj kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Deçanit nga radhet e Partisë Demokratike të Kosovës “PDK”. Ky hap është një mision i përbashkët për të sjellë ndryshimin e nevojshëm, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e secilit qytetar të komunës sonë.

Vizionin tim për Deçanin e kam ndërtuar mbi pesë shtylla kryesore:

1. Zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor – hapje të vendeve të reja të punës duke vënë prioritet fuqizimin e vajzave dhe grave në biznes – duke mbështetur bizneset vendore, agrobiznesin dhe turizmin, si sektorët me potencial më të madh.

2. Shërbimet komunale dhe administratë efikase – duke ofruar shërbime komunale efikase dhe transparente, administratë cilësore në funksion të qytetarit– shërbime komunale përmes digjitalizimit të shërbimeve (Smart City) dhe qeverisjes me integritet.

3. Arsimi/Rinia/ Kultura- Investim në arsimin, në rininë dhe kulturën – duke i dhënë rinisë hapësira për zhvillim profesional, sportiv dhe kreativ, që ata të mos shohin të ardhmen jashtë vendlindjes, por këtu në Deçan.

4. Shëndetësia – Kujdes më i mirë, shërbime më cilësore shëndetësore, kushte moderne të infrastrukturës shëndetësore si dhe duke ofruar kujdes dhe dinjitet për të moshuarit në komunën tonë

5. Mjedisi– Komuna Ekologjike dhe e qëndrueshme – duke ofruar trajtimin e duhur të ujrave, krijimin e hapësirave të reja publike, menaxhimin e duhur të mbeturinave dhe mbrojtjen e natyrës.

Unë besoj thellë se Deçani ka potencialin të bëhet një shembull i komunës moderne, me ekonomi të fortë, infrastrukturë bashkëkohore dhe një shoqëri gjithëpërfshirëse. Ky vizion nuk mund të arrihet vetëm, por bashkë me ju, me dijeninë, përvojën dhe energjinë e secilit qytetar të vyeshëm të komunës sonë.

Prandaj, kërkoj besimin dhe përkrahjen tuaj që, së bashku, të ndërtojmë një Deçan më të zhvilluar, më transparent dhe më të drejtë për të gjithë.

Deçani është shtëpia jonë. Të punojmë bashkë për ta bërë atë vendin më të mirë për të jetuar.

Është koha për Deçanin!

Me respekt,

Jetmir Prekalla

Kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 22:00Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht
  • 21:52Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para Kuvendit
  • 21:43Zelensky: Ukraina po përgatit kundërmasa kundër planeve ruse
  • 21:27Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të lejojë përfundimin e sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë
  • 21:13Regjistrohet në Maqedoni rasti i dytë i vdekjes nga Ethet e Nilit Perëndimor