Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Jusuf Azemi: E kemi humbur luftën me vdekjet e punëtorëve në Kosovë

GD
Gazeta Demos28 korrik 2026 në 21:03
Jusuf Azemi: E kemi humbur luftën me vdekjet e punëtorëve në Kosovë

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar për RTK-në se Kosova vazhdon të përballet me një situatë shqetësuese sa i përket sigurisë në punë, ndërsa tha se vendi “e ka humbur luftën” në raport me vdekjet e punëtorëve në sektorin privat. “E kemi humbur luftën në raport me vdekjet e punëtorëve në sektorin privat të Kosovës. Viti 2025 ka qenë viti më fatkeq për punëtorët pas luftës, ndërsa edhe ky vit ka nisur me një gjendje shumë të rëndë”, tha Azemi.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTK-në, Azemi foli edhe për aksidentin tragjik në një vendpunishte në Prishtinë, ku nga rrëzimi i një vinçi humbi jetën një punëtor i ri, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar.

Ai tha se humbja e jetës së një punëtori të ri është një tragjedi e rëndë për familjen, komunitetin e punëtorëve dhe gjithë shoqërinë kosovare.

“Fatkeqësisht, të humbësh një punëtor të ri është tepër e rëndë edhe për punëtorinë, edhe për gjithë Kosovën. Është shumë e tmerrshme kur familja pret që ai të kthehet në shtëpi, por përballet me një tragjedi të tillë”, tha Azemi.

Ai ngriti shqetësime edhe për praninë e një 18-vjeçari në vendpunishte, duke theksuar se rasti duhet të hetohet nga institucionet përgjegjëse.

Azemi tha se pret rezultatet e hetimeve nga Inspektorati i Punës, Policia dhe Prokuroria, por shtoi se, sipas informacioneve paraprake që ka marrë, në këtë rast dyshohet se faktori njerëzor ka qenë shkaku kryesor i aksidentit.

“Do të presim çfarë do të thonë Inspektorati i Punës dhe Prokuroria. Brenda dy ose tri ditëve besoj se do të dihen të gjitha detajet. Sot mund të themi se faktori njerëzor është shkaku pse ka ndodhur ky rast”, deklaroi ai.

Duke komentuar deklaratën e Inspektoratit Qendror të Punës se vendpunishtja nuk ishte inspektuar më parë, pasi ndodhej në fazën fillestare të punimeve, Azemi tha se, megjithëse inspektorët nuk mund të jenë në çdo vend, sipas tij problem mbetet mungesa e sanksioneve të mjaftueshme ndaj kompanive që nuk respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Jusuf Azemi

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet