Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Juve për së gjalli ju kisha v*rrë midis sheshit”, Arifaj publikon komentin kërcënues: Unë nuk frikësohem dhe nuk hesht

GD
Gazeta Demos12 gusht 2026 në 15:58
“Juve për së gjalli ju kisha v*rrë midis sheshit”, Arifaj publikon komentin kërcënues: Unë nuk frikësohem dhe nuk hesht

Asambleistja e PDK-së, Kaltrina Arifaj ka bërë të ditur se ka pranuar një koment kërcënues nga një person të cilin e identifikon si Besart Shaqiri.

Arifaj ka publikuar komentin, ku shkruhet: “Juve për së gjalli ju kisha v*rrë midis sheshit”, duke e cilësuar atë si kërcënim dhe jo thjesht si ofendim politik.

Ajo ka thënë se nuk frikësohet nga kërcënimet dhe se nuk do të heshtë përballë tyre.

“Unë do të vazhdoj të flas, të argumentoj, të kërkoj llogari, dhe të bëj rolin e opozitës çdoherë kur e kam me të drejtë”, ka deklaruar Arifaj.

Reagimi i saj:

“Juve per se gjalli ju kisha virr midis sheshit”

Ky është kërcënimi që mora sot nga ky person, Besart Shaqiri.

Ky koment nuk është thjesht një ofendim politik. Ai përmban edhe gjuhë kërcënuese, dhe kjo është shumë më serioze.

Fatkeqësisht, ky është modeli i një pjese të militantëve të VV-së: pa argument, pa kulturë debati, me gjuhë fyese dhe tash edhe me kërcënime. Madje, në shumë raste, duket se mungojnë edhe njohuritë elementare për historinë dhe aftësia për të shkruar një fjali të kuptueshme.

Unë nuk frikësohem nga kërcënimet dhe nuk do të hesht përballë tyre.

Kritika politike është e drejtë. Kundërshtimi është demokratik. Por kërcënimi dhe ofendimi nuk janë as argument, as trimëri.

Nëse dikush mendon se mund të më intimidojë me këso komentesh, e ka gabim, përkundrazi.

Unë do të vazhdoj të flas, të argumentoj, të kërkoj llogari, dhe të bëj rolin e opozitës cdohere kur e kam me të drejtë.

arifajjuvegjalli

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Rama: Mundësi të barabarta që gratë të marrin pjesë dhe të udhëheqin
  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër