Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ka humbur kthjelltësinë mendore”, çfarë dëshmoi shqiptari që vrau ish-gruan në Itali?

GD
Gazeta Demos16 qershor 2025 në 17:09
“Ka humbur kthjelltësinë mendore”, çfarë dëshmoi shqiptari që vrau ish-gruan në Itali?

45-vjeçarja Gentiana Kopili u qëllua për vdekje me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç, me origjinë shqiptare, mbrëmjen e së shtunës në Tolentino të Italisë.

Alba Kepi në emisionin “Kosova Today” thotë se i dyshuari mund të jetë me probleme mendore, sipas dëshmive që ka dhënë.

“E kishin ngrënë nga një akullore bashkë, kishin biseduar, dhe nuk e imagjinonte kurrë që ai do të kryente një krim të tillë. Mbrëmë në darkë, Nikollaq Hudhra kishte kërkuar të takohej me dy djemtë, me Marin dhe Samuel që nuk e kanë pranuar kërkesën e tij.

“Shokët e punës së Nikollaqit kanë thënë se kohëve të fundit vinin re një lloj jostabiliteti psikologjik të tij dhe i kanë kërkuar që të vizitohet. Ndërsa sa i përket Genitanës, janë fjalët më të mira të një gruaje mjaft punëtore”, u shpreh ajo.

“Fakti i historikut që ka përshkruar sot avokati i Gentianës që ka qenë edhe avokati që ka kryer procesin e divorcit mes tyre, duke shpjeguar elemente që janë mjaft të çuditshme si vendosja e një zinxhiri, një kyçi të një frigoriferi apo dyshimet deri në makth se Gentiana po përpiqej ta helmonte atë dhe fëmijët, të gjitha këto të bënë të mendosh se janë dëshmi të thëna nga një avokat, të bënë të mendosh se kemi të bëjmë me një person që ka humbur kthjelltësinë mendore”, u shpreh tutje ajo.

vrasje

Më shumë nga Lajme

  • 16:33Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për shitblerje të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike
  • 16:08EULEX del me reagim pas vrasjes makabre të Arlinda Zekajt
  • 16:06Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt
  • 16:05Djali i Arlinda Zekajt merr pjesë në varrimin e nënës
  • 15:58Hoxha: E kam një lutje te populli, boll ma – Zotit i lutem të jetë rasti i fundit!